Ditën e djeshme është luajtur një nga sfidat më të rëndësishme të kampionatit italian, ajo mes Lacios dhe Atalantës e përfunduar me fitoren e bergamasëve me rezultatin 1 me 3. Me këtë triumf të djemve të Gasperinit, arrijnë gjithnjë e më shumë drejt objektivit të vendit të katët në tabelën e renditjes që do të thotë se vitin e ardhshëm mund të jenë në kopmedicionin “Champions League”.

Ajo çka u vu re në këtë sifdë, përveç golit të mbrojtësit të Kombëtares, Gjimshitit, që mori vëmendjen e të gjitha mediave, askush nuk përmendi edhe dy lojtarë të tjerë të skuadrës laciale.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Serxho Kalaj dhe portierin 19 vjeçar Marko Alia, ku të dy këta ishin grumbulluar për këtë sfidë. Futbollistët shqiptarë janë pjesë e akademisë së Lacios, ku në sfidën e shkuar ishin të ftuar nga trajneri Simone Inzaghi. Edhe pse nuk mundën dot të debutonin me fanellën e kaltër në “Serinë A”, ata tashmë janë të gatshëm për të qënë me ekipin e parë të lacialëve, sa herë që këta tê fundit të kenë nevojë për lojtarë kuqezi.

Duhet përmendur fakti se klubi i Lacios është një nga skuadrat e huaja që ka më shumë futbollistë kuqezi në gjirin e tyre, ku për kë fakt nuk duhet mohuar edhe puna e drejtorit të tyre teknik, Igli Tares.

Si Kalaj ashtu edhe Alia, janë pjesë e skuadrave zinxhire të Lacios por edhe të ekipit tonë Kombëtarë, pasi si qendërmbrojtësi ashtu edhe portieri janë pjesë e grupit të lojtarëve të Shqipërisë U-19. Përsa i përket debutimit të tyre me skuadrën e Lacios, është ende herët pasi janë vetëm 19 vjeç dhe premisat janë të mëdha që në një të ardhme të afërt të jenë titullarë me këtë fanellë./Shqiperia.ch/