Atleti shkodran Franko Burraj na dhuron nje tjeter rekord te ri kombetar. Nje rekord ne garen e 200 metrave, i cili eshte vendosur sot pasdite ne garat e kampionatit kombetar qe jane zhvilluar ne “Elbasan Arena”.
Koha e vendosur prej tij ka qene 21″29 duke thyer rekordin e meparshem qe mbahej po prej tij me 21″45. Nje thyerje e ndjeshme, çka tregon me se miri per formen e shkelqyer te ketij sportisti.
Ne fakt Burraj e tentoi edhe ne garat e Kupes se Shqiperise qe u zhvilluan para dy javesh ne Shkoder, por deshtoi me vetem dy te qindtat teksa doli i pari me kohen 21″47.
Ndonese koha ne dispozicion nuk ka qene e mjaftueshme per te permiresuar diçka, sebashku me trajnerin Bruno Rrotani kane provuar sot serish dhe ia kane dal duke e thyer me 16 te qindtat.
Padyshim qe ky eshte nje tregues qe kemi te bejme me nje sportist elitar, i cili ndonese pa mbeshtetjen e duhur, po na dhuron rezultate shume te larta dhe per kete arsye, klubi Vllaznia dhe Shkodra duhet te jene krenare me te.
Gjergj KOLA