Mbrojtësi i Shqipërisë Marash Kumbulla shënoi golin e parë me fanelën e Romës.

Futbollisti kuqezi shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme krosimin e Henrik Mkitarianit në minutën e 74-rt dhe dërgoi lehtësisht topin në rrjetë duke përmbysur rezultatin me Jang Bois nga 1-0 në 1-2.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë e Kumbullës në arenën e futbollit europian.

Ne kete menyre mbrojtesi shkodran e ka nisur ne menyre te shkelqyer karrieren e tij me Romen dhe me siguri qe do te kete nje te ardhme te ndritur ne karrieren e tij.