Trajneri shkodran i notit Gjon Shyti rishfaqet serish si nje protagonist i sukseseve te jashtezakonshme me sportistet e tij. Ka ndodhur keshtu edhe ne kampionatin kombetar te notit qe eshte duke u zhvilluar ne Turqi, teksa ne garat e tij, nje nga notaret qe stervit Shyti ka thyer nje rekord boteror.

Kuptohet qe eshte nje arritje shume e madhe e ketij trajneri qe prej disa vitesh ka lene Italine ku ka jetuar e punuar per vite me rradhe, per te drejtuar tashme Qendren Federale te Ankarase ne Turqi.

Ne garat e dites se tretë te Kampionatit Kombëtar të Notit të Turqisë që po zhvillohet në Stamboll, eshte arritur një rezultat historik per notin turk. Notarja qe stervit trajneri shkodran Gjon Shyti, pikerisht Merce Tuncel ka thyer rekordin botëror per të reja (junior) në garen 1500 stil i lirë per femra,

Notarja 15 vjeçare e Qendres Federale në Ankara me kohen 15’45″29 ul ndjeshëm me gati 10 sekonda rekordin botëror të gares 1500 stil i lirë per kategorine junior.

Gjon Shyti ne kete menyre pas rezultateve te jashtezakonshme qe ka arritur si trajner ne Itali, tashme po ben te njejten gje edhe ne Turqi teksa po nxjerr jo vetem kampione, por edhe rekordmene boterore.
Gjergj KOLA