Ndodh edhe keshtu kur sportin e ke pasion dhe perpos tij, Zoti te ka dhene edhe talentin e duhur. 17 vjeçari nga Velipoja Gabriel Guri diten e sotme eshte prezantuar tek Akademia e klubit te njohur francez Paris Saint Germain.

Portieri qe karrieren e tij e ka filluar tek Akademia Ada ku ka luajtur per disa vite, me pas per dy sezone ka qene pjese e KF Murlani ndersa ne veren e vitit 2021 ai shkoi per prove tek Akademia “Havre Athletic Club” ne France ku beri paraqitje te mira, por me kalimin e kohes, ne adrese te tij shfaqi interes edhe Akademia e njohur e Olimpik Lion.

Disa muaj ne rradhet e kesaj te fundit, para se te transferohej me pas tek Chatearoux ne fillim te sezonit te kaluar. Paraqitjet e shkelqyera me kete ekip, ka bere qe drejtuesit e Akademise se PSG ta ndjekin nga afer dhe ne fund ta bindin per te qene pjese e tyre.

Gabriel Guri sigurisht qe nuk mund t’i thoshte “jo” nje oferte te tille dhe si rrjedhoje nga sot edhe zyrtarisht eshte pjese e PSG, te pakten per nje sezon. Portieri shkodran do te luaje me ekipin U19 dhe natyrisht qe pritet me interes paraqitja e tij.

Nje karriere qe ka nisur ne menyre e duhur dhe te shpresojme qe do te vazhdoje keshtu. Gabriel Guri eshte nje talent i portes dhe tashme 17 vjeçari do te mundohet t’i tregoje vlerat e tij edhe tek klubi i njohur PSG.
Gjergj KOLA