HomeKRYESOREFANTASTIKE/ Tifozët e Veronës zgjedhin Marash Kumbullën në formacionin më të mirë...

FANTASTIKE/ Tifozët e Veronës zgjedhin Marash Kumbullën në formacionin më të mirë të të gjitha kohërave

Vlerësimet për Marash Kumbullën në Itali nuk kanë fund. Talenti shqiptar ka fituar respektin etë gjithëve me lojën e tij në fushë, ku nuk e tregon aspak moshën e tij 20-vjeçare.

Cilësitë e tij e bëjnë një nga emrat më të lakuar në merkato me një listë të gjatë klubesh që qendrojnë në radhë për shërbimet e tij. E për të arritur të gjithë këtë sukses i ka mjaftuar vetëm një sezon në Serie A. Madje edhe atë nuk e ka përfunduar ende.

Kaq pak kohë i ka shërbyer Kumbullës për të rrëmbyer edhe zemrat e tifozerisë së Veronës. Këta të fundit i kanë treguar një vlerësim të madh, duke e përfshirë në listën e 20 futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave të klubit veronez.

Është vetë “hellascalcio.it” që ka ndarë edhe formacionin më të mirë të të gjitha kohërave, i cili është ndërtuar në bazë të preferencave të vetë tifozëve.

Marash Kumbulla ka humbur vendin e titullarit në të, por emri i tij gjendet në listën e rezervave. Diçka e tillë nuk është pak, duke marrë parasysh moshën e tij të re dhe faktin se ka vetën një sezon jo të plotë që mban veshur fanellën e Hellas Veronës në futbollin profesionist. Por me paraqitjet e tij, ka treguar se e meriton këtë dashuri të tifozëve./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments