Këshilli i Federatës Italiane të Futbollit ka shprehur vullnetin për të rifilluar dhe mbyllur sezonin aktual të Serisë A, Serisë B dhe Serisë C, por nuk do të luhen kampionatet amatore, pra nga Seria D e më tej.

Qëllimi i presidentit të federatës, Gabriele Gravina është që sezoni të mbyllet në fushën e blertë dhe të shmangen “play-off”-et, të cilat do të jenë alternativa në rast se nuk arrihet të luhen të gjitha ndeshjet.

Duke iu referuar “SportMediaset”, sezoni 2019/20 do të shtyhet deri në datë 31 gusht, por kampionatet duhet të mbyllen deri në datë 20 gusht.

Gjithsesi, ky propozim duhet të miratohet nga qeveria me të cilën do të takohen në datë 28 maj ku dhe do të vendosët në lidhje me rifillimin e sezonit aktual.