Elozhet e numrit “1” të PSG, Nasser Al-Khelaifi, i kanë bërë shumë qejf Cristiano Ronaldos dhe është dukur më shumë si një joshje për numrin “7” për t’u transferuar vitet e fundit të karrierës në Francë (Paris).

Portugezi, i rikthyer në Kontinasa pas karantinës, ka një kontratë deri në vitin 2022 me bardhezinjtë dhe fiton 31 mln euro neto në sezon, ndaj duket i orientuar për të vazhduar me “Zonjën” dhe respektuar kontratën.

Por, pronari i PSG ka edhe një “armë” për ta bindur dhe do ta provojë. Roli i Ambasadorit në Botërorin Katar 2022 që zhvillohet pikërisht në atdheun e Nasser Al-Khelaifi, një ndër organizatorët (sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport).

Duhet marrë parasysh edhe fakti që Ronaldo tashmë me katër fëmijë dhe ndoshta me një të pestë, kërkon më shumë qetësi dhe jo shumë lëvizje./telemedia/