Armando Dobra është një nga lojtarët më të talentuar shqiptar, i cili po shkëlqen me skuadrën angleze të Ispuiç.

Ndonëse vetëm 19 vjeç, ne fushën e lojës lojtari tregon një pjekuri të madhe, teksa njihet edhe për aftësitë e tij dribluese, ku shpesh herë i turpëron kundërshtarët e tij.

Dobra shpesh është aktivizuar me ekipin e të rinjve, por ka arritur të luajë edhe për ekipin e parë. Drejtuesit kanë besim se shqiptari do të ketë një të ardhme të ndritur dhe kanë menduar t’i rinovojnë kontratën.

Lojtari ka firmosur një kontratë të re, e cila tashmë skadon në verën e vitin 2023. Kujtojmë se Dobra ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren kuqezi, teksa pret të ketë edhe më shumë minuta.