Karriera e shkelqyer e tij ne Shqiperi si nje nga volejbollistet me te mire jo vetem te Vllaznise, por edhe karriera e tij si trajner ne Itali dhe po ashtu edhe ne bashkepunimin per evidentimin e elementeve te rinj, ka bere qe Federata Shqiptare e Volejbollit te nderoje shkodranin Gjon Çoba.

Ky i fundit siç dihet eshte nje nga “volejbollistet e shekullit” te Sk Vllaznia dhe mbetet nje figure e madhe e ketij sporti, teksa eshte nderuar edhe me titullin e larte “Mjeshter i Madh” nga Presidenti i Republikes. Por kete here ka qene rradha e Federates se volejbollit per ta nderuar ate.

Ka qene vete presidenti Erlind Pellumbi qe ne emer te institucionit te cilit drejton, i ka dorezuar nje mirenjohjes Gjon Çobes dhe kjo eshte pasqyruar edhe ne faqen e kesaj Federate ku shkruhet:

“Presidenti i FSHV Z. Erlind PËLLUMBI ndau sot “Mirënjohje” për Z. Gjon Çoba. Gjoni ka qenë një nga volejbollistët e Vllaznisë së viteve 80′.

Me modestinë e tij, Gjon Çoba ka dhënë kontributin e tij në evidentimin e elementëve të rinj midis Shqipërisë dhe Italisë. Federata Shqiptare e Volejbollit i uron punë të mbarë e suksese në kontributin e tij të vazhdueshëm për volejbollin”./www.shkodrasport.com/