HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEFestë te Vllaznia, portieria Ardiola Raxhimi luan ndeshjen nr.100 me fanellën kuqeblu

Festë te Vllaznia, portieria Ardiola Raxhimi luan ndeshjen nr.100 me fanellën kuqeblu

Vllaznia ne futboll per femra ka arritur nje tjeter fitore diten e sotme, kete here ndaj ekipit te Laçit ne javen e pare te fazes se dyte te kampionatit, fitore qe eshte rregjistruar ne shifrat e thella 12-0.

Por ndeshja e sotme ka patur nje te veçante dhe qe eshte shfrytezuar nga drejtuesit e ekipit per te zhvilluar nje ceremoni te thjeshte por shume kuptimplote ne prag te ndeshjes me kurbinaset.

Ndeshja e sotme ka qene e 100-ta ne kampionat per portieren e Vllaznise Ardiola Raxhimi. Ne shenje simbolike asaj i eshte dorezuar edhe fanella me kete numer, por jo vetem kaq.

Kapitenia Esmeralda Franja nderkohe i ka dorezuar edhe shiritin e kapites dhe ne kete ndeshje, ka qene Raxhimi futbollistja qe ka mbajtur shiritin. Nje gje qe i ndodh ne nje dite qe ajo do ta mbaje gjate ne mendjen e saj.

“Jam shume e emocionuar. Me erdhi si surprize kjo gje sepse nuk i kam mbajtur statistikat. Per çdo sportist dhe sportiste eshte enderr te luaje me fanellen kuqeblu dhe jo me te luash 100 ndeshje, llogarite sa emocione kam perjetuar une”- eshte shprehur shkurtimisht per gazeten “Shkodra Sport”, portieria e Vllaznise Ardiola Raxhimi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments