Perpos Eni Imamit, nje tjeter titullar i Vllaznise eshte i demtuar dhe nuk do te jete i gatshem per stafin teknik ne ndeshjen e rradhes me Apolonine qe do te zhvillohet neser ne oren 13.00 ne Fier.

Behet fjale per mesfushorin Fjoart Jonuzi. Ai qe prej se enjtes nuk eshte stervitur me ekipin dhe per pasoje edhe per takimin e neserm nuk do te jete as ne pankine i gatshem.

Mesohet se ne minutat e fundit te ndeshjes gjysmefinale te Kupes ndaj Laçit, ai ka marre nje goditje ne kavilje nga mbrojtesi Ignjatoviç dhe si rrjedhoje ne ato momente e ka duruar dhimbjen, por me pas, ajo eshte enjtur dhe ka qene e pamundur te stervitet.

Tashme mbetet per t’u pare se kush do te luaje ne vend te tij. Jonuzi qe prej javeve te para te kampionat fitoi nje vend titullari ne formacionin e Vllaznise duke marre besimin e plote te trajnerit dhe ne fakt e ka justifikuar.

Ai eshte shprehur i lumtur qe u be pjese e Vllaznise, ndonese erdhi vone gjate merkatos se veres megjithate nuk iu desh shume kohe te pershtatej dhe te jepte me te miren per kete skuader./SHKODRA-SPORT.COM/