Tjeter fitore ne kampionat per ekipin “Juban Danja- Murlani”. Ai ka luajtur pasditen e sotme ne Lushnje ndaj skuadres vendase dhe ka fituar me rezultatin e thelle 7-1 ndaj saj.

Duhet thene se lushjaret jane munduar te rezistojne, por kjo ka zgjatur vetem ne 45 minutat e pjeses se pare. Gjate tyre, ekipi shkodran ka shenuar vetem dy gola, te cilet mbajne firmen e se njejtes lojtare- Çerkini.

Ne te dyten do te ishte krejt ndryshe. Smajlaj do te shenonte golin e trete dhe me pas Avullija te katertin. Nderkohe Lushnja u mundua te reagonte dhe arriti te shenonte golin e vetem me autore futbollisten Dufo.

Por vetem kaq. “Juban Danja- Murlani” do te rikthehej tek golat serish duke shenuar edhe tre te tjere njeri pas tjetrit, fillimisht me ane te Gerbetit, me pas me Kolen dhe te fundit me autore Vasen. Perfundimisht 7-1 per te ne kete ndeshje te vlefshme per javen e 17-te.

Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 36 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje, duke qene tre pike larg Tiranes se vendit te trete, por duhet thene se “Juban Danja- Murlani” ka nje ndeshje me pak dhe ne rast fitoreje, do ta baraonte me pike. Vendi i trete ne fakt eshte per momentin objektivi i ekipit shkodran dhe stafi bashke me lojtaret do te bejne çmos per ta arritur./SHKODRA-SPORT.COM/