Sot është një ditë e veçantë për një nga lojtarët e Vllaznisë. Esin Hakaj feston ditëlindjen e tij të 26-të, fiks një ditë para duelit të Superkupës së Shqipërisë që do të luhet ndaj Tiranës në “Air Albania” duke nisur që nga ora 19:00.

Urimet për mbrojtësin shkodranë nuk kanë munguar, i cili nëpërmjet postimeve në “Insta-Story” nuk ka nguruar që t’i shpërndajë ato.

Kujtojmë se Hakaj është një nga lojtarët kyç në formacionin e kuqebluve, duke qenë vendimtar në rezultatet e Vllaznisë, ndërsa ditën e nesërme do të kërkojë që t’i bëjë dhuratë vetës, trofeun e Superkupës së Shqipërisë.

Padyshim edhe futbollistet e tjere te Vllaznise kane nje arsye me shume per te dhene maksimumin ne fushen e lojes per te gezuar edhe me shume shokun e tyre te skuadres me fitimin e Superkupes.