Vllaznia ka marre sot fitoren e dyte rradhazi dhe per me teper ndaj nje tjeter rivali direkt si Skenderbeu duke bere tashme qe perpos Luftetarit, ta lere edhe kete skuader poshte vetes ne renditje.

Pas ndeshjes se sotme te luajtur ne Korçe dhe te fituar me rezultatin 1-0 fale supergolit te shenuar nga Shtubina, ka shpethyer festa ne dhomen e zhveshjes se Vllaznise.

Fotoja e ketij shkrimi e tregon me se miri kete gje dhe ne fakt kane te drejte futbollistet kuqeblu t’i gezohen nje tjeter suksesi.

Me fitoren e sotme ata jane ngjitur ne kuoten e 23 pikeve duke qene tashme ne vendin e peste te renditjes, vetem dy pike larg vendit te dyte.

Kjo do te thote se shanset per t’u ngjitur edhe me lart ne renditje ekiztojne megjithate ne kampin shkodran nuk duan te gezohen. Per ta e rendesishme eshte t’i marrin ndeshjet nje e nga nje, e mbi te gjitha te fitojne edhe ne Shkoder dhe madje duke nisur nga e merkura kunder Kukesit.
www.shkodrasport.com