Kampionati i kategorise se pare ne Kosove ka nisur ne menyren me te keqe te mundshme per futbollistet shkodrane qe luajne atje. Jane disa lojtare qe po aktivizohen atje, por gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet per skuadrat e tyre.

Keshtu Vellaznimi i Gjakoves ndonese u mendua se do te ishte njeri prej pretendenteve per t’u ngjitur ne Superlige, e ka nisur shume keq kampionatin me tre humbje ne tre ndeshjet e para dhe aktualisht mban vendin e fundit ne tabelen e klasifikimit me 0 pike.

Pjese e kesaj skuadre siç dihet edhe mbrojtesi shkodran Antonio Marku qe njekohesisht eshte edhe kapiten i saj, si dhe sulmuesi Jurgen Gjini. Ata jane munduar te bejne me te miren e tyre, por Vellaznimi ka probleme te tjera ne menyren e funksionimit dhe prandaj starti eshte me i keqi i mundshem. Megjithate tek Vellaznimi kane ankesa per arbitrimin dhe si rrjedhoje i jane drejtuar edhe zyrtarisht Federates Kosovare per kete qellim.

Disi me mire, por serish larg pritshmerive eshte edhe starti i kampionatit nga Liria e Prizrenit, pjese e se ciles jane bere kete sezon edhe shkodranet Klaudio Leka dhe Arlind Qerpiku. Liria ne 3 ndeshjet e para ka marre 2 barazime dhe 1 humbje duke qene ne kuoten e 2 pikeve ne vendin e tete te renditjes.

Nderkohe me ekipin A & A kete sezon luan edhe mbrojtesi Armenis Kukaj. Kjo skuader ka marre nje fitore, nje barazim dhe nje humbje ne keto ndeshjet e para dhe ndodhet ne vendin e gjashte te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/