Do te nise pasditen e neserme kampionati kombetar i futbollit 5×5 per Zonen e Shkodres. Nje kampionat ky qe organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit ne gjithe vendin, kuptohet i ndare sipas zonave.

Ne Zonen e Shkodres mesohet se do te marrin pjese 8 ekipe, ndonese ne fakt u mendua se numri i tyre do te ishte shume me i madh, por ne fund disa kane ndryshuar mendje dhe te rregjistruar jane vetem keto.

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur tashme edhe kalendarin e ketij kampionati qe do te jete me sistem vajtje- ardhje teksa jane percaktuar edhe tre fushat ku do te luhen ndeshjet e ketij kampionati, pikerisht kompleksi “Lici”, “Bahçallek arena” dhe kalçeto “Guri i Zi”.

“Shkodra Sport” do ju sjell ne menyre ekskluzive perberjet e ekipeve dhe rezultatet e çdo ndeshje jave pas jave.

Kalendari i ndeshjeve te javes se pare qe do te luhen neser eshte si me poshte:

Manchester United – Vllaznimi, ora 18:00 ne kalçeto “Lici”

Don Bosko – FC Olimpik 1 Maji, ora 19:00 ne kalçeto “Lici”

Gur i Zi – KF Air Albania, ora 18:00 ne kalceto Gur I Zi

Shqiponja Vau Dejes – MFC Panthers, ora 19:00 ne kalceto Gur i Zi