Basketbolli i meshkujve në Shqipëri i ka dy finalistët e tij. Teuta dhe Vllaznia do luajnë mes tyre për të zgjedhur kampionin e sezonit 2021/22. 

Vllaznia vjen pas një kualifikim historik ndaj Tiranës, ndërsa Teuta e pati më të lehtë në sfidën e saj me Kamzën.

Në përballjet mes tyre Teuta futet pak më e favorizuar, bazuar në sezonin e rregullt të mbyllur. Saga e finaleve fillon sot me Teutën pritëse në orën 19:00.

Do luhen pesë finale gjithsej nëse është e nevojshme, pasi titullin kampion e fiton skuadra që plotëson e para 3 fitore./newsport/