Nga Endri ÇINARI
Sot në orën 19:00 do përcaktohet fituesi i trofeut të parë për sezonin 2023-24 në futbollin shqiptar. Fjala është për kupën e Shqipërisë që shikon në finale Kukësin dhe Egnatian. Verilindorët një surprizë e vërtetë në këtë edicion të kupës. Ku gjatë rrugës eleminuan ekipe si: Partizani apo Tirana.
E ndërsa do kërkojnë të vijojnë surprizën për të triumfuar edhe ndaj rrogozhinasve. Ku pavarësisht se tashmë sezonin tjetër do luajnë në Kategorinë e Parë, Kukësi do tentojë fitoren e trofeut dhe kualifkimin në Conference League. Nga ana tjetër është Egnatia, që ka zhvilluar një super sezon si në kampionat e po ashtu në kupë.
Gjithashtu ekipi i drejtuar nga Tetova është edhe fituesi në fuqi i trofeut dhe do dojë ta ruajë fronin. Një vëmendje për këtë sfidë patjetër që ka edhe Vllaznia. Kjo për të parë formën dhe formacionin me të cilin do prezantohet Egnatia sot. Duke qenë se tashmë rrogozhinasit do jenë kundërshtari i kuqebluve për gjysmëfinalet e kampionatit.
Finalja e sotme do analizohet në mënyrë të detajuar nga Brdaric dhe stafi i tij. Ku përfaqësues të shkodranëve priten edhe në shkallët e “Air Albania”. Për të ndjekur nga afër kundërshtarin e së dielës dhe pengesën e parafundit të kuqebluve drejt fitimit të titullit kampion.