Klubit të Newcastle i mungon një trofe i rëndësishëm prej vitit të largët 1955, megjithatë këtë rekord negative do të kenë mundësi ta hedhin pas krahëve në finalen e Carabao Cup, të dielën ndaj Manchester United.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Eddie Howe duket maksimalisht e motivuar për të ngjyrosur bardhezi stadiumin Wembley teksa këtë sezon “Qymyrxhinjtë” e kanë treguar se mund të shfaqen të barabartë në fushë edhe ndaj emrave më të mëdhenj.
Tekniku Howe e thekson këtë pjesë duke u shprehur së fundmi se të tijtë nuk i frikësohen historisë së United ndërsa i premton tifozëve se do të kthehen në qytet me Kupën.
“Nuk më duket aspak e vërtetë mundësia që lojtarët e mi të druhen nga Manchester United për shkak të historisë që ai klub përfaqëson.
Ne si staf në fillimin e sezonit, ia bëmë të qartë lojtarëve se do të na duhet të luftojmë për trofe, ndaj ata janë të përgatitur për një situatë të tillë. Është bërë një kohë e gjatë pa trofe dhe ata janë të motivuar, për mua triumfi do të kishte një vlerë të madhe.