Tirana dhe Ëngjëll Hoti nuk do e vazhdojnë më bashkëpunimin. Supersport bën me dije se 25 vjeçari do largohet nga kampionët e Shqipërisë, paçka se ka edhe një vit kontratë me bardheblutë.
Minutazhi jo i plotë është shkaku i largimit të kosovarit, që sezonin e fundit luajti 31 takime dhe shënoi 3 gola, duke dhuruar 3 asiste. 1.108 minuta për Hotin në kampionat kanë qenë pak, me 25 vjeçarin që tanimë pret oferta.
Vllaznia duket më e interesuar për shërbimet e mesfushorit, me Hotin që aktivizohet në disa pjesë të fushës. Te pakten keshtu ka njoftuar newsport.al, por tashme mbetet per t’u pare nese shkodranet vertete jane te interesuar per te apo jo.
Mesfusha e tyre ka filluar te plotesohet teksa ka ardhur Boshnjaku dhe ka rinovuar Jonuzi, megjithate nje alternatve me shume per kete repart nuk do te ishte keq, prandaj dhe duhet pritur se çfare do te ndodhe deri ne fund.