Vllaznia ben nje tjeter goditje ne merkato. Por tashme ne nje post drejtuesi. Legjenda e golit te saj por edhe e kampionatit shqiptar, Vioresin Sinani, nga sot do te jete pjese e stafit teknik te ekipit shkodran.

Ka qene vete presidenti Xhaferi qe e ka prezantuar ate duke bere te ditur njekohesisht se edhe stafi i skuadres do te vazhdoje te jete i njejti si ai qe mbylli sezonin e kaluar. Ne klubi shkodran do te ngjitet serish e njejta praktike siç ka qene edhe dy sezone me pare, me Josen kryetrajner dhe Sinanin, trajner i pare, nderkohe qe pjesa tjeter formon stafin.

Gjithçka eshte mesuar permes nje komunikate zyrtare qe klubi shkodran ka shperndare pak minuta me pare permes faqes se tij ku shkruhet:

Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë t’iu informojë se ka zyrtarizuar si pjesë të stafit teknik, afrimin e legjendës së sulmit shqiptar dhe shkodran në veçanti, Vioresin Sinanin.

Sëbashku me teknikun kuqeblu Mirel Josa dhe stafin e përbërë nga Auron Miloti, Ideal Lekiqi e Mihail Tzokov, golashënuesi më i mirë i historisë së kampionateve shqiptare, Vioresin Sinani do të jetë një vlerë e shtuar për të kontribuar në arritjen e objektivave të Klubit gjatë sezonit 2022-2023. Suksese në detyrën e re Vioresin Sinani!