Ilir Allmuça është një nga futbollistët në bisedime me Vllazninë, për krahun e majtë të defensivës, gjithmonë nëse ndodh largimi i Esin Hakaj pas ndeshjeve të Conference League.

Burime të “Shkodra Sport” mësojnë se mes palëve ka pasur bisedime, por për momentin deri më tani nuk ka pasur ndonjë dakordësi të mundshme.

25-vjeçari u divorcua nga Egnatia pas tri sezonesh, teksa tashmë është në kërkim të një aventure të re. Kuqeblutë janë në kontakte me menaxherët e mbrojtësit, por Gjilani ka hyrë fort në garë, për të mos thënë që është drejt mbylljes së marrëveshjes me Allmuçën.

Oferta më e lartë se e Vllaznisë ndoshta dhe fakti që Zekirija Ramadani është emëruar trajner te Gjilani janë dy arsyet, që ndoshta e bëjnë Allmuçën të kthejë sytë nga Kosova.
Maringlen ZHIVANI