Gazetari Seno Fishta thotë se finalja për ekipin e Vllaznisë është e sigurt. Në një intervistë me MCN Informacion, ai vlerësoi punën e trajnerit Edi Martini.
“Vllaznia mendoj se është e sigurt në finale, ndërsa unë dola nga “Big Brother”, nuk e kapa dot. Vllaznia ka lojtarët e duhur. Vjet nuk kemi pasur organizator, për shembull. Këtë vit, kjo bën suksesin.
Martini e di mentalitetin. E di që Shkodra kalon në eufori. Martini është njeriu i duhur aty. Ai nuk ka ardhur për rrogë, por ka ardhur për sukses. Kontrata e Edi Martinit duhej të ishte një projekt 5-vjeçar”.


