Sulmuesi i Liverpul, Divok Origi, duket se është gati të transferohet te Milani me parametra zero dhe këtë e ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka postuar në Instagram fotot e të gjitha trofeve të fituar me skuadrën e Jurgen Klop, nga Liga e Kampionëve në 2019 e deri te Kupa FA këtë vit.
Gjithashtu ai postoi dhe një video nga lamtumira e tij në “Anfield” ku shkruan: “Ishte një udhëtim special Liverpul”.
Tani ai pritet të shkojë te Milani, me klubin kuqezi që ka arritur një akord për transferimin e belgut si lojtar të lirë.