Orges Shehi ka marrë një lajm aspak pozitiv një ditë përpara derbit në “Air Albania” ndaj Partizanit.

Në favor të bardhebluve për të përgatitur përballjen me rivalët e përjetshëm ishte edhe pushimi për shkak të kombëtarëve, ku kryeqytetasit me grupin e plotë në dispozicion kanë zhvilluar përgatitjet.

Por kur dukej se gjithçka po shkonte mirë, tekniku Shehi ka marrë një lajm negativ, pasi Filip najdovski ka pësuar një tërheqje në kofshë gjatë seancës stërvitore dhe pas pas ekzaminimeve të para duket se do të mbetet jashtë fushave për rreth 4 javë duke humbur një fazë të rëndësishme të kampionatit.

Në vend të tij tekniku i kampionëve pritet t’i besojë ish-mbrojtësit të Kukësit, Bruno Lulajt, i cili do të debutonte kështu në një ndeshje derbi me kampionët e “Abissnet Superiore”.