Në Rumani janë “botë më vete” kur bëhet fjalë për llogaritë, duke i kaluar turet pa luajtur në fushën e blertë. Presidenti i Craiovas u shpreh se po mendonte për turin e tretë kundër Zorya Luhansk, teksa nuk ishte luajtur ende ndeshja e parë në Loro Borici.

Ndërkohë legjenda e Craiovas, Rodio Camataru, e ka kaluar në të tjetër nivel llogarinë e kualifikimit. Sipas tij, skuadra rumune do të shkojë deri në Play Off pasi edhe Zorya Luhansk është në lu.ftë. Camatru është shprehur se Vllaznia e Josës ishte shumë më poshtë se Laci i Duros që i eliminoi në sezonin e shkuar.

“Unë mendoj se Craiova është favorit për t’u kualifikuar në raundin tjetër, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat. Nuk mendoj se mund të ndodhë një surprizë, por në futboll mund të presësh shumë gjëra. Mendoj se Craiova do të kualifikohet, aq më tepër që ka presion nga rezultatet. Është më se e detyruar, eliminimi do të ishte një katastrofë tjetër.

Shqiptarët nuk kanë treguar asgjë, duket se janë nën vlerën e atyre që eliminuan Craiova sezonin e kaluar (Laci). Diferenca në vlerë është shumë e madhe. Eliminimi do të thoshte një katastrofë më e madhe se vitin e kaluar me Laçin. Craiova do të luajë edhe në një terren neutral me Zorya, një skuadër që vjen nga luf.ta dhe nuk ka ndeshje në këmbë”, tha legjenda e Craiovas. /Sport Ekspres/