Vllaznia ka mberritur ne stadiumin “Ion Oblemenco” dhe po behet tashme gati per te zbritur ne fushen e lojes per ndeshjen e kthimit ndaj Universitatea Craiova, sfide e cila do te nise ne oren 19.30 me oren e Shqiperise (20.30 me oren rumune).

Nderkohe “Shkodra Sport” meson se tashme trajneri Josa e ka bere gati edhe 11-shen qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare, duke konfirmuar te tre zevendesimet per te cilat eshte diskutuar ditet e fundit.

Keshtu ne porte do te jete serish Zogoviç, nderkohe qe edhe katershja e mbrojtjes nuk do te ndryshoje me Gurishten e Hakajn ne krahe dhe dyshen Juriç- Bulatoviç ne qender. Ndryshime nderkohe do te kete ne treshen e mesfushes ku perpos Jonuzit e Boshnjakut kete here do te jete Marku ne vend te Heriç.

Me shume ndryshime ka pesuar reparti i sulmit teksa A.Hoxhaj do te zere vendin e Krujes dhe Kaina ne vend te Aralices nderkohe qe nuk do te ndryshoje Çoba ne krahasim me ndeshjen e pare.

Vllaznia siç dihet ka barazuar 1-1 ne ndeshjen e pare ne Shkoder dhe sot do te kerkoje deri ne fund te marre nje rezultat pozitiv qe do ta kualifikonte ate per ne turin e trete te “Conference League”./SHKODRA-SPORT.COM/