Drejtori sportiv i përfaqësueses gjermane Rudi Fëler nuk e ka fshehur entuziazmin pas fitores së “pancerave” kundrejt Francës. Është fakt se “gjelat” e Mbapesë kanë pësuar dy disfata pas Botërorit “Katar 2022” dhe të dyja koçidojnë me Gjermaninë.

Legjenda e kampionëve të 4-fishtë në rangun e Botërorëve e cilësojnë ndeshjen për t’u shkruar me gërma të arta, ndonëse vlejti vetëm në kuadrin e miqësores:

“Ndeshjes argëtuese. Padyshim paraqitja më e mirë nga ana jonë në vitet e fundit. Qëllimi ynë në këto teste gjen terren edhe në rikthimin e euforisë. Prezenca e Toni Krosit ka qenë një nga temat më të përfolur. Me fat që atë e kemi në ekip. Virc finalizoi gol ëndërrash.

Haverc po ashtu bëri punë të mirë në fazën ofensive. Meritat i shkojnë dhe mbrojtjes edhe portierit Ter Shtegn. Jemi në rrugën e duhur”, e mbylli Rudi Fëler. Gjermani do inkuadrohet në fushën e blertë ditën e nesërme, teksa e pret Holanda e Kumanit.