Sot ishte hera e dyte qe u rikthye serish ne stadium pas nje periudhe te gjate larg tij per shkak te gjendjes shendetesore. E kemi fjalen per tifozin e njohur te Vllaznise Edmond Spathari.

Drejtuesit e Vllaznise ia kane mundesuar pranine e tij ne “Loro Boriçi” si ne ndeshjen e kaluar ndaj Bylisit, ashtu edhe sot ndaj Korabit. Por nese ne ndeshjen e kaluar Mondi u largua nga stadiumi shume i merzitur, kete here ishte ndryshe.

Nje fitore dhe kualifikim disi i vuajtur per Vllaznine e tij, por gjithsesi mbetet fitore dhe ai eshte kenaqur. Me kete ndjesi eshte larguar nga stadiumi, duke ecur me veshtiresi per shkak te problemeve shendetesore qe po e mundojne shume keto kohet e fundit.

Mondi nuk eshte mire dhe nderkohe pak dite me pare nje grup tifozesh moren nje inisiative per te mbledhur fonde per te dhe padyshim qe ishte diçka vertete shume interesante dhe shume domethenese.

Por ky tifoz 54 vjeçar nuk mund te qendroje larg stadiumit e Vllaznise. Aty eshte jeta e tij dhe ndonese 90 minutat e ndeshjes mund t’i duken nje jete e tere per shkak te dhimbjeve e vuajtjeve, ai serish ndjehet mire kur sheh skuadren e tij te zemres.Ja pse, fitorja e sotme e Vllaznise ka qene edhe per Mondin, tifozin e njohur te saj./SHKODRA-SPORT.COM/