Opinion nga Roland Luçi
E kam ngritur disa here ne shtyp kete problem dhe per me teper nuk besoj te jem i vetmi i ketij mendimi, dhe sigurisht qe nuk jam i vetmi.
Ku e kam fjalen?
Prane te gjitha Klubeve tona te futbollit funksionojne Akademite perkatese ku pregaditen me shume mund e djerse te rinjte tane, ata qe e mbajne gjalle, vitalizojne, freskojne jo vetem ekipet perkatese te futbollit, por dhe futbollin ne pergjithesi, dhe ambientin sportiv ne nje aspekt me te gjere. Kombetaren ne fund te fundit!
Jane stervitje shumevjeçare, sakrifice shumevjeçare jo vetem e kohes se lire te ketyre te rinjve, kufizim i mundesive te ndjekjes se shkolles, mbeshtetje e sakrifice jo vetem financiare e familjeve te tyre, investim i Klubeve e Bashkive perkatese – pra nje lodhje dhe investim shoqeror qe pret nje dite te jape frutet e tij. Dhe frutet duhet te jene aktivizimi i ketyre te rinjve me ekipet e tyre perkatese te te rriturve, sjellja e gjithe kesaj pregaditje shumevjeçare dhe fryme e freskie rinore ne stadiumet tona, ne futbollin tone elitar.
Por çfare ndodh ne realitet:
Pikerisht atehere kur gjithshka eshte permbyllur me maturimin e tyre sportiv, pikerisht atehere thirren nga Afrika, Amerika Latine apo vendet fqinj “mall futbollistik” gjoja i gatshem, “i sprovuar”, gjoja me pervoje qe ne fakt eshte nje mall qe me shume elokuence mund ta quajme mesatar, se ne fakt dhe me shqip eshte nje mall i skaduar qe ne pamundesi gjetje tregu kund tjeter, perfundon ne Shqiperi.
Perfundon ne Shqiperi per faj dhe injorance te rrjetit drejtues administrativ te Klubeve tona te futbollit, mbeshtetur nga zera e grupe tifozesh te paduruar qe i duan rezultatet qe pa filluar kampionati duke i bere llogarite gabim jo me vlerat sportive qe permbahen ne te vertete ne ekipin e tyre te zemres, por me emrat me mbaresa mashtruese braziliane a serbe qe ushqejne shpresa qe nuk jane realizuar kurre.
Dhe ketu duhet te dali ne skene roli komandues dhe rregullues i institucionit te futbollit, Federates, e cila me mekanizmat qe ka ne dispozicion duhet te ushtroje rolin e saj primar per te cilin dhe ekziston si promotore e zhvillimit te futbollit tone kombetar. Dhe ky mekanizem ne rastin konkret eshte fare i thjeshte: Kufizimi ne maksimum i te huajve qe lejohet te aktivizohen ne Kampionatin tone.
Fitorja e sotme e Vllaznise qe me fidanishten e saj te suksesshme futbollistike fitoi zemrat e te gjithe futbolldashesve shqiptare i dha nje leksion te gjitha ketyre strukturave drejtuese te futbollit ne vend dhe me gjuhen alegorike te futbollit i kerkoi Federates qe te mos neperkemben te rinjte tane, rinia jone.
Mos te vezhdojme ta konsiderojme futbollin tone treg malli e han me dy porta, te vendosim menjehere qe ne Kampionatin tone te luajne maksimalisht dy te huaj per ekip (tre te federuar) sa ti japim pak arome internacionale futbollit. Kaq mjafton!
Investimi te te rinjte tane eshte ne fund te fundit investimi te ata te cilet misherojne historine e Klubeve tona sportive, te futbollit tone, te atyre qe kane lindur e jane rritur ne kete ambient e terren, jane djemte tane ne fund te fundit dhe jo te investohet te x-y i huaj qe mbasi mbush xhepat e mbaron kontraten as ne harte nuk di me ku i bie Shqiperia. Prandaj sa me shpejt te veprohet, aq me mire.E ne kete kuptim faleminderit Vllazni me teper se per tre piket, per menyren si u luajt futbolli dhe u arrit fitorja e sotme, me djemte e saj, faleminderit per leksionin qe dhe.