Pas Olsi Gocaj e Behar Ramadanit, nje tjeter futbollist shkodran ka firmosur per Flamurtarin e Vlores. Diten e djeshme eshte prezantuar edhe mbrojtesi Denis Pjeshka.

Ky i fundit rikthehet pas dy sezonesh ne Vlore dhe padyshim qe eshte nje perforcim i rendesishem sepse 26 vjeçar ka pervojen e duhur per ta ndihmuar kete skuader te ringjise shkallet e te kthehet serish aty ku i takon.

Pas largimit nga Flamurtari, Pjeshka sezonin e kaluar ka qene pjese e Teutes, por ne fund te tij u largua dhe nderkohe tashme do te kthehet serish ne Vlore.

Ky qytet kthehet ne njefare menyre ne “strehen” e shkodraneve qe ishin pa kontrate dhe i rradhes qe mund te firmose, pritet te jete sulmuesi Xhevahir Sukaj.

Presidenti Idrizi do te jete serish ne krye te klubit dhe ai ka nisur punen duke rikthyer ne skuader disa nga lojtaret me pervoje qe kane kontribuar edhe me perpara ne vite per te./SHKODRA-SPORT.COM/