HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREFlamurtari i shkakton humbjen e dytë Elbasanit, vlonjatët i afrohen kreut të...

Flamurtari i shkakton humbjen e dytë Elbasanit, vlonjatët i afrohen kreut të Kategorisë së Parë

Flamurtari ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme sot përballë rivalëve të Elbasanit, me të cilët ka garë për ngjitjen në Superiore.

Skuadra vlonjate ka triumfuar me shifrat 2-1 në një sfidë ku shfrytëzoi më së miri rastet që iu shfaqen.

Goli i Oliveira në pjesën e parë dhe ai i Dalanajt në të dytën ia bënë më të thjeshtë sfidën ekipit të Çelës.

Bobni shënoi shumë vonë, në minutën e 90, për të siguruar diçka nga kjo ndeshje për Elbasanin dhe kështu, vlonjatët morën tre pikë të arta që e afrojnë vetëm 1 pikë pas elbasanasve në garën për ngjitjen në elitë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments