Neser ne ora 13:00 ne stadiumin e Lezhes do te perballen me njera- tjetren skuadrat e Beselidhjes dhe Veleçikut, ne nje sfide te vlefshme per javen e shtate te kampionatit te kategorise se dyte.

Ne prag te kesaj sfide, Beselidhja aktualisht mban vendin e dyte ne renditje me 15 pike ndersa Veleçiku vendin e shtate me 10 pike. Pavaresisht kesaj renditje, pritet te zhvillohet nje duel i forte ne fushen e lojes.

Per ta “nxehur” edhe me shume atmosferen ne kete pragndeshje, ka menduar trajneri i skuadres lezhjane Dritan Smajli, i cili siç dihet sezonin e kaluar ka qene “timonieri” i koplikasve, ndersa kete sezon ka zgjedhur te drejtoje Beselidhjen e tij duke marre me vete edhe disa futbolliste nga Veleçiku.

Duke folur ne lidhje me ndeshjen e neserme, trajneri Smajli per gazeten “Shkodra Sport” do te shprehej: “Ndeshje shume e forte pasi kundershtari me njeh dhe besoj se do jete nje duel shume i luftuar. Po e pergatis me qetesi ndeshjen dhe do te mundohemi t’i godasim aty ku une mendoj qe jan te dobet.

Veleçiku do jete i plote ne perberje, ne ndryshim me ndeshjen qe ata paten me Ilirine ne Koplik ku nuk aktivizuan asnje lojtar te rendesishem dhe kjo e ben nje ndeshje shume te forte te shtunen ne Lezhe”.

Beselidhja ka synime ambicioze kete sezon dhe sigurisht qe pretendon ngjitjen ne kategorine e pare. I pyetur nderkohe nese po i shijon kjo eksperience ne krye te kesaj skuadre, trajneri Dritan Smajli do te shprehej: “Jashtezakonisht shume. Do me ndihmoje shume per te fituar eksperiencen e duhur. Drejtoj skuadrën ku u rrita me plot tradite dhe ndjej pergjegjesi per te bere me te miren per qytetin ku u linda dhe jetoj aktualisht”.
Gjergj KOLA