Flamurtari është ekipi kampion i Kategorisë së Dytë për edicionin 2021-2022 pasi mposhti me penallti 4-2 fituesin e grupit A, Luzi 2008, në finalen e madhe të zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Ne kete sukses te vlonjateve kane dhene kontributin e tyre edhe futbollistet shkodrane qe jane pjese e tyre. Keshtu, mbrojtesi Denis Pjeshka ka shenuar golin e vetem te ndeshjes, pas nje goditje te sakte me koke brenda zone.
Me pas kane barazuar futbollistet e Luzit dhe kjo beri qe takimi te shkonte ne shtese. Edhe 30 minutat e saj nuk kane prodhuar asgje teksa me pas futbollistet e te dy ekipeve i jane drejtuar 11-metershave per te shpallur ekipin kampion te kategorise se dyte.
Ne gjuajtjet e tyre, serish shkodranet kane qene te sakte teksa Denis Pjeshka dhe Behar Ramadani jane treguar te sakte nga pika e bardhe nderkohe qe per shkodranin tjeter, Olsi Gocaj, i programuar pa gjuajtur i fundit 11-metershin sepse gjithçka eshte mbyllur tek gjuajtja e katert.
Tashme mbetet per t’u pare nese keto tre shkodranet do te vazhdojne te jene pjese e Flamurtarit edhe ne sezonin e ardhshem ne kategorine e pare apo jo./SHKODRA-SPORT.COM/