Deri pak ditë më parë, në media raportohej se Flamurtari rrezikonte të merrte licencimin për sezonin e ardhshëm dhe njëkohësisht largimet e shumta, e bënë Flamurtarin të shihej si një nga skuadrat më të dobëta që nuk do të kishte futbollistë për sezonin e ri.

Megjithatë, gjërat në Vlorë duket se kanë ndryshuar dhe drejtuesit kanë marrë disa futbollistë të njohur në Kategorinë Superiore.

Së fundmi, me kuqezinjtë ka firmosur edhe mbrojtësi shkodran Denis Pjeshka i cili është prezantuar nga klubi vlonjat mbrëmjen e djeshme. Pjeshka që ka qenë pjesë e Vllaznisë dhe e Laçit në Kategorinë Superiore, tashmë do të provojë një aventurë të re në Vlorë.

Futbollistët shkodranë duket se janë kthyer në modë tashmë te Flamurtari pasi vetëm pak ditë më parë rinovoi Xhevahir Sukaj ndërkohë që ka firmosur edhe Olsi Gocaj që është prezantuar me fanellën e Flamurtarit. Ditët në vijim, pritet që të ketë edhe të tjera zyrtarizime nga drejtuesit e klubit. /VipSport/