“Unë pres që në stadium të jenë 10.000 tifozë me Partizanin”, u shpreh trajneri i Vllaznisë, Jonuz, në një intervistë dhënë për “Sport Ekspres”. Nuk dihet ende sesa do t’i afrohet kësaj shifre, por ajo që dihet me siguri, ështe se ekipi shkodran i ka fituar disa tifozë të rinjë.

Bëhet fjalë për “Power 12”, që do të shërbejë edhe si lojtari dhe fuqia e 12 e skuadrës. Pra, pranë tyre në nevojë dhe në gëzime, për të ndarë çaste të trishtuara dhe të lumtura së bashku.

Gjithçka është gati nga ana e këtij tifogrupi, që debutimin e parë zyrtar do ta bëj ndaj Partizanit dhe pritet të sjellë diçka më ndryshe dhe pozitive për mënyrën e mbështetjes dhe sjelljes në stadium.

Pikërisht në një ndeshje delikate, megjithëse ka edhe shumë frikë për mënyrën sesi do të reagojnë tifozët apo për ndonjë përsëritje si me rastin e Tiranës. Gjithsesi, ajo që mëson “Sport Ekspres” është se një mesazh shumë i fortë do të vijë nga ana e “Power 12” nëpërmjet një banderole që në debutim.

Gjithashtu nëpërmjet një thënie, që me siguri do të jetë thënia e ditës dhe do të kujtohet gjatë nga shkodranët. Të paktën ky është qëllimi. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse le të presim nëse grupi do ketë ndonjë mesazh të fortë për drejtusit apo tifozerinë shkodrane. /Sport Ekspres/