Kroacia është shteti i radhës që do të lejojë praninë e tifozëve në stadiume, duke u bërë kështu një nga shtetet e pakta europiane, që lejon diçka të tillë.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Institutit Publik në Kroaci, Krunoslav Capak, i cili është shprehur se nga 12 ose 14 qershori do të lejohet prania e tifozëve në stadiume, por sigurisht duke respektuar masat që do të vendosen.

“Ndeshjet e kampionatit, mund të ndiqen nga tifozët në stadium nga 12 ose 14 qershori, por sigurisht duken u respektuar masat.”, u shpreh Capak.

Kujtojmë se në kampionatin kroat luajnë shumë lojtarë shqiptarë, për të cilët ky mund të jetë një lajm shumë i mirë, pasi do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve.