Ditën e djeshme në stërvitjen e Partizanit ka pasur një përplasje mes trajnerit Franco Lerda dhe mbrojtësit të majtë Esin Hakaj. Debati ka avancuar aq shumë, sa është dashur ndërhyrja e stafit dhe lojtarëve për të qetësuar situatën. Gjithçka ka nisur prej faktit se tekniku ka vendosur ta ndërrojë, edhe pse po zhvillohej miqësore brenda skuadrës.

Mirëpo, Hakaj ka reaguar sot në rrjetet sociale, duke postuar një foto për ndjekësit e tij, ku duket mjaft I qetë dhe madje I qeshur, si për të treguar se nuk e ka pasur aspak problem atë se ç’ka ndodhur në stërvitje. Kujtojmë që Hakaj këtë sezon nuk është aktivizuar shumë me Partizanin në Superiore.

Partizani po vijon përgatitjet në Elbasan, për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Vllaznisë. Takimi do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe është I vlefshëm për javën e 8-të të kalendarit, të shtunën në datën 19 tetor.

Deri më tani, “demat” kanë arritur të grumbullojnë 11 pikë dhe renditen në vendin e 6-të, kurse Vllaznia ndaj kreun së bashku me Teutën, Skënderbeun dhe Bylisin me nga 12 pikë.

Postimi i Esin Hakajt në rrjetet sociale