Pas ndeshjes miqësore që skuadra e Vllaznisë luajti ndaj skuadrës B, trajneri Mirsad Jonuz, tha se tashmë që  njeh më mirë ambientin shkodran, ai do të hedhë sytë nga moshat dhe skuadra B sidomos aty ku luajnë edhe shumë futbollistë që nuk gjejnë hapësirë në skuadrën e parë.

Duke qenë se skuadra e parë e ka pasur sot pushim, trajneri Mirsad Jonuz, bashkë edhe me dy ndihmësat e tij, Ideal Lekiqi si dhe Safet Osja janë parë në fushën sportive “Reshit Rusi”, aty ku ka luajtur Vllaznia B – Luzi, sfidë e vlefshme për grupin a të Kategorisë së Dytë, dhe skuadra e dytë e klubit shkodran është mundur në shtëpi.

Jonuz dhe stafi i tij kanë ndjekur krejt ndeshjen, ndërsa në skuadrën e dytë kanë luajtur edhe disa lojtarë rezervë të skuadrës së Superiore, apo dhe disa të rinj të talentuar, por që nuk kanë mundur të shmangin dot disfatën në fushën e tyre.