Skënderbeu mposhti Besën me rezultatin minimal 1-0 në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e qytetit të Korçës. Ky duel u vendos nga supergoli i realizuar në minutën e 31-të, nga mesfushori Dean Liço, që me një predhë nga distance, shtangu portierin Dobjani duke e dërguar topin në cepin e portës.

Ndërkohë në pjesën e dytë te kesaj ndeshje kanë debutuar me Skënderbeun edhe 2 futbollistët e afruar së fundmi në merkato. Bëhet fjalë për bomberin 27-vjeçar Abdin Temitope Abdul, i cili u aktivizua në minutën e 46-të, duke zënë vendin e afrikanit tjetër Abubakar. Abdul është një qendërsulmues tipik, që ka luajtur për vite me radhë në kategori të ndryshme të kampionatin maltez.

Po ditën e sotme me skuadrën korçare debutoi edhe mbrojtësi shkodran Dritmir Beci, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Erzenit të Shijakut. 26 në miqësoren e sotme u aktivizua në minutën e 55-të duke zënë vendin e Rapës.

“Shkodra Sport” e beri te ditur qe diten e djeshme te akordit qe Beci kishte arritur me korçaret dhe tashme eshte realitet fakti qe mbrojtesi shkodran eshte bere pjese e Skenderbeut dhe do te luaje me te ne sezonin e ri duke e ndihmuar per te arritur objektivin e tij, ngjitjen ne Superlige.

Kujtojme qe pjese e Skenderbeut ne sezonin e ri do te jene edhe tre futbolliste te tjere shkodrane. Behet fjale per sulmuesit Belajdi Pusi dhe Ardit Nikaj si dhe mesfushorin me tipare sulmuese Uendi Vecaj.