Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian duro është zyrtarizuar si trajneri i ri i skuadrës së Lushnjes.

Ish-tekniku i Kukësit, Luftëtarit dhe Feronikelit ka arritur akordin me klubin e Kategorisë së Parë për një kontratë 1-vjeçare.

Duro rikthehet kështu në drejtimin e një skuadre, ku në stolin e myzeqarëve do të pasojë teknikun Agim Canaj i cili u largua në përfundim të sezonit të shkuar.

Zyrtarizimi i teknikut është lajmëruar nga skuadra e Lushnjes nëpërmjet një statusi në “Facebook” ku i uron suksese Duros në këtë aventurë të re, me vetë teknikun që ka bërë një reagim lidhur me sfidën e re.

NJOFTIMI I KF LUSHNJES:

Zyrtare : Klodian Duro trajneri i ri i KF Lushnja .

Duro ka nënshkruar një kontratë një vjeçare , ku synimi kryesorë është Superliga .

I urojmë suksese profesor Duros !

REAGIMI I DUROS:

New season, new challenge, new team, new goals @kflushnja

Faleminderit kryetares se Bashkise @sefaeriselda dhe z @taulantballaps qe me besuan drejtimin e vazhdimit te ketij projekti per krijimin e nje klubi profesionist dhe per te rikthyer Lushnjen atje ku i takon, ne Superiore.

Ftoj te gjithe bizneset, tifozet, qytetaret dhe çunat e Lushnjes ti bashkohen e te mbeshtesin kete projekt ambicioz qe fillon nga ekipet zinzhir te femijeve te Akademise e deri tek ekipi A.

Roma nuk u ndertua per nje dite por me shume pune dita dites.

Dhe ne te bashkuar dhe me shume pune do ja dalim ta rikthejme Lushnjen ne Superiore per te miren e te gjithe femijeve, qytetareve dhe tifozave lushnjare.

Nga neser vetem pune. Forca Lushnja!