Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz ka folur për eksperiencën e para pak ditëve që ka kaluar në Katar. Ai ka shpjeguar viziten e tij ne kete vend dhe ftesen qe u ka bere shume personaliteteve te futbollit per te ardhur ne Shkoder.

Vini pas një vizite në Katar. Sa ju ka shërbyer juve personalisht, por edhe lidhjes së klubit me emra apo me klube të ndryshme të futbollit botëror?

Falënderoj shumë për ftesën zevendespresidentin e akademisë së klubit të Katarit, z.Tarik. Ishte një seminar me trajnerët më të mëdhenj të klubeve më të njohura të Europës, siç është Mançesteri, PSG-ja, Barcelona, Real Madrid e të tjerë ekipe, gjithashtu edhe drejtorët e akademive.

Ishte një seminar për tranzicionin e lojtarëve nga ekipet e moshave te skuadra e parë. Një lojtari që i përfundon mosha tek U-19-ta, duhet të përzgjidhet ose jo për ekipin e parë. Kishte shumë emra të tillë si Eto, Solari, Krespo, Jovanoviç e të tjerë në këtë seminar. Takova një nga trajnerët më me eksperiencë për mua, si Bora Milutinoviç dhe shumë emra të tjerë.

Mendoni se kjo do t’ju shërbejë juve dhe Vllaznisë?

Pa asnjë diskutim, kjo do të jetë në të mirën time dhe të Vllaznisë. Iu kam dhënë nga një ftesë të gjithë këtyre emrave të mirënjohur që të vijnë në Shkodër. Unë u kam folur për këtë klub.