Disfata dhe dështimet e skuadrës së Flamurtarit nuk po njohin limite, aq sa ka pasur shumë ndryshime trajnerësh edhe këtë sezon, ashtu si dhe lojtarësh titullarë, të huaj dhe vlonjatë në janar dhe jo vetëm.

Pas disfatës së thellë me rezultatin 0-4 me Turbinën,. Administrator Sinan Idrizi ka marrë masa.

Rui Sampaio nuk do jetë më trajner te vlonjatët, edhe pse pak ditë më parë Idrizi e konfirmoi në krye të detyrës. Tanimë pritet që drejtimin ta marrë Fjodor Xhafa, me vlonjatët që duhet të bëjnë ndryshime rrënjësore sezonin që vjen, nëse duan të konkurrojnë për t’u ngjitur në Superligë.

Xhafa e njeh mirë ambientin, ka luajtur me Flamurtarin por edhe me ekipet më të mira në vendin tonë, ndërsa ka punuar në administratën kuqezi në vitet e fundit, ashti edhe ka drejtuar moshat dhe ky ristrukturim, duket se ka bërë që klubi të mendojë për sezonin e ardhshëm që tani me baza të shëndosha…
/Vipsport/