HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREFlamurtari rrezikon shkrirjen, klubi vlonjat mund të mos ekzistojë pas muajit maj

Flamurtari rrezikon shkrirjen, klubi vlonjat mund të mos ekzistojë pas muajit maj

Flamurtari po noton në ujëra të turbullta dhe kjo tashmë është e qartë. Si të mos mjaftonin rezultatet negative në Kategorinë e Parë, sot është dhënë alarmi për shkrirjen e tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Sikurse raporton edhe gazetari Ergys Alushi, Ligji i 1 majit 2020 përcakton qartë afatin përfundimtar për privatizimin e klubit të futbollit.

Një letër e drejtuar nga një grup tifozësh drejt bashkisë së Vlorës duke i treguar rrezikun që i kanoset një prej skuadrave më me histori në vend, ka vënë në lëvizje Këshillin e Bashkisë.

Sot, është diskutuar problematika në fjalë. Është rënë dakord që procedurat për privatizimin e klubit të vendosen në rendin e ditës së mbledhjes së radhës.

Flamurtari rrezikon të humbasë. Ekipi kuqezi i Vlorës është drejt shkrirjes, ashtu sikurse ndodh sot me Luftëtarin e Gjirokastrës. Megjithatë shpresohet të ketë një zgjidhje të shpejtë nga Bashkia e Vlorës për të mos humbur një stemë, simbolin e futbollit vlonjat që ka përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare duke shkruar historinë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments