HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFlasin tifozët/ Agron Muja: Pres një ecje të mirë nga Vllaznia në...

Flasin tifozët/ Agron Muja: Pres një ecje të mirë nga Vllaznia në ‘Conference League’

Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.

“Shkodra Sport” qe dje ka hapur nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.

Personazhi i rradhës që kemi përzgjedhur për t’i marrë një mendim, është Agron Muja, i cili eshte një tifoz i zjarrte i Vllaznise. Në prononcimin e tij për “Shkodra Sport” dhene gazetarit Andi Gjurgjej, ai është shprehur ne kete menyre:

“Sezoni qe u mbyll e konsideroj te suksesshem sepse asnje nuk priste nje Vllazni pretendente si ne kampionat ashtu edhe ne kupe. Megjithate per si shkuan punet kur ishim 9 pike para kampionati duhej me çdo kusht te vinte ne Shkoder.

Merita e kesaj ecurie eshte natyrisht e Alban Xhaferit por nuk duhet me harru meriten e trajnerit Brdariç bashke me Plorin, Osjen e Lekiqin. Nje pune shume te mire ka bere edhe Matko Djarmati, nje drejtor sportiv fjale pak e puneshume.

Ne sezonin e ri pres nje ecje te mire ne Konference League qe do te ishte nje ndihme e madhe ne buxhetin e klubit. Shpresoj qe te zgjidhet sa me shpejt privatizimi i Vllaznise qe te bejme nje merkato sa ma te mire e te jemi pretendent per titullin kampion.Ju faleminderit per intervisten e gjithmone Forca Vllaznia.”
Andi GJURGJEJ

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments