Armand Duka ka reaguar për herë të parë për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti pas ndeshjes Kamza – Laçi e mbyllur në barazim 1-1. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit ishte i pranishëm në inagurimin e një fushe futbolli në Kopshtin nr. 9 në Elbasan.

Presidenti i FSHF-së dënon me tone të ashpra atë që ndodhi me arbitrin e Superiores, por gjithashtu ka një mesazh edhe për policinë e shtetit. Në fjalën e tij Duka shprehet: “Ajo që ndodhi në Kamëz ishte shumë e shëmtuar.

Sa më e egër të jetë gara, nuk përmbahen emocionet. Këto lloj njerëzish përmbahen me masa, jo me shkollë edukimi. Niveli i shoqërisë shqiptare dihet tashmë. Policia dhe organet e drejtësisë duhet të marrin masa.

Në rastet e dhunës s’kemi parë asnjë masë. Cdo goditje lë shenjë, ishte goditje për kampionatin. Vendimi që policia nuk duhet të jetë në stadiume, jo i drejtë“, ka deklaruar ai.

Kujtojmë që gjyqtari Eldorian Hamiti u dhunua nga presidenti dhe tifozë të skuadrës së Kamzës pas penalltisë së akorduar në favor të Laçit në minutën e 95-të./newsport/