Pas dy sezoneve te kaluara me Vllaznine ku arriti te fitonte edhe dy here trofen e Kupes se Shqiperise, braziliani tashme eshte pjese e Partizanit dhe ky vit i pare me te, i ka mjaftuar per te kuptuar se emri i skuadres se tij aktuale eshte me i madh se ai me te cilin ka fituar dy trofe.

Ne nje interviste te dhene per mediat e shkruara, Da Silva fillimisht eshte ndalur tek sfida e kampionatit me Vllaznine qe perfundoi ne barazim 1-1 ku ai ishte autori i golit te vetem per te kuqte.

“Mendoj se luajtem mire, krijuam raste per shenim, por fatkeqesisht nuk arritem te shenojme. Ne fund nje pike eshte gjithmone me mire se asnje. Te mos harrojme se luanim perballe Vllaznise, nje skuader e cila eshte shume e forte dhe ka lojtare me plot cilesi ne organike”- ka thene fillimisht Da Silva.

I pyetur nderkohe per ndeshjen e neserme te kthimit te turit çerekfinal te Kupes, braziliani ka shtuar: “Duhet te besojme gjithmone tek permbysja e rezultatit 1-3 te ndeshjes se pare. Asgje nuk eshte e pamundur, ndaj do te perpiqemi te bejme te pamunduren per te kaluar ne gjysmefinale”.

Po kush eshte ekip me i mire, Vllaznia e dy viteve te kaluara apo Partizani aktual? Da Silva pergjigjet: “Diferenca ne mes Partizanit dhe Vllaznise eshte tek madheshtia e Partizanit, si ne Shqiperi ashtu edhe jashte. Me pas derbi flet vete. Atmosfera e kesaj ndeshje nuk krahasohet me asnje tjeter ne Shqiperi”./SHKODRA-SPORT.COM/