Kombëtarja shqiptare për femra U-16 eshte duke marre pjese ne turneun “UEFA Development”, që po luhet në vendin tonë në datat 3-8 maj e që ka si synim zhvillimin e mëtejshëm të futbollit të moshave.

Vajzat kuqezi, nën drejtimin e Agustin Kolës do të tentojnë të “kopjojnë” suksesin e dy viteve më parë, teksa tashmë Kola ka një skuadër totalisht të formatuar e të re.

Pjese e ekipit tone kombetar ne kete grumbullim jane edhe disa futbolliste shkodrane, mes te cilave edhe ajo e Vllaznise Juarda Aliaj. Ne nje prononcim te dhene per fshf.org, ajo eshte shprehur:

“Jam Juarda Aliaj, luaj me ekipin e Vllaznisë, me moshat U-16. Me Kombëtaren U-16 kam qenë edhe njëherë tjetër, nuk është hera ime e parë dhe shpresoj që në këto tre ndeshje të dalim sa më mirë. Ëndrra ime është që një ditë të jem pjesë e Kombëtares A”.

Juadja Aliaj eshte nje nga vajzat qe premtojne shume per te ardhmen dhe padyshim qe te Vllaznia kane mbeshtetjen e te gjitheve, duke filluar nga presidenti Matija, stafi teknik e po ashtu edhe te gjitha vajzat e tjera./SHKODRA-SPORT.COM/