Me shume veshtiresi megjithate Veleçiku ia doli qe ne finalen e play- out ndaj Shkumbinit te siguroje qendrimin ne kategorine e pare. Ky padyshim qe eshte nje sukses sepse eshte arritur objektivi qe skuadra ka patur, por tifozet, drejtuesit dhe vete futbollistet nuk jane shume te kenaqur nga kjo gje.

Te gjithe jane te mendimit se koplikasit duhej te merrnin me shume ne kete kampionat, pse jo te siguronin ngjitjen ne peseshen e pare, aty prane Vllaznise, Beselidhjes e skuadrave te tjera.

Megjithate kapiteni Besard Çokaj eshte i kenaqur qe objektivi u arrit. Sipas tij, per momentin skuadra eshte me pushime dhe ato jane ne fakt te ligjshme per lodhjen qe pati skuadra gjate sezonit qe lame pas.

“Skuadra e kishte të domosdoshme të pushonte kaq gjatë, sepse kemi kaluar një sezon shumë të vështirë. Kemi luajtur të gjitha ndeshjet jashtë fushës sonë dhe fundi i kampionatit na rezervoi tronditjen e mbijetesës, të cilën e kaluam falë përkushtimit të skuadrës, stafit teknik e drejtuesve”- ka thene ai ne nje prononcim per “sportekspre.com”

I pyetur se çfare do te ndodhe me pergatitjet per sezonin e ardhshem, Çokaj shton: “Ne nuk kemi asnjë largim nga skuadra e sezonit të kaluar. Gjatë këtyre ditëve, trajneri dhe drejtuesit e klubit kanë menduar edhe për merkaton e përgatitjet e sezonit të ri, të cilat do të nisin në datën 10 korrik”.